Metodologjia për Menaxhim Cilësor
Veprimet e secilit biznes karakterizohen nga cikle dhe procese të cilat e mundësojnë funksionimin në të
gjitha dimensionet e veta. Ciklet e biznesit përsëriten vazhdimisht për të krijuar vazhdimisht produkte
dhe shërbime dhe brenda tyre ndodhin procese të cilat e mundësojnë krijimin e atyre produkteve dhe
shërbimeve e deri tek dorëzimi te konsumatori i fundit.
Proceset janë herë komplekse e herë jo. Nëse janë të organizuara dhe menaxhuara mirë proceset
kontribuojnë për një produkt apo shërbim të cilësor e nëse jo atëherë ndikojnë në produkt apo shërbim
me cilësi jo të mirë.
Në fakt kjo është qështja e rëndësishme për t’u diskutuar sepse shumë biznese shepsh gabojnë duke
pasur qasje selektive ndaj proceseve duke i ndarë ato nga pak e deri në shumë të rëndësishme. Me këtë
qasje selektive bizneset krijojnë mundësi dhe hapësirë për variacione në procese duke e destabilizuar
kështu qendrueshmërin e menaxhimit cilësor të biznesit. Prandaj për të pasur Menaxhimi i Cilësor
bizneset duhet të zvogëlojnë varioacionet në procese dhe të fokusohen që të gjitha proceset të jenë
stabile dhe të qëndrueshme.
Për të pasur menaxhim cilësor duhet të ndërtohen procese të standardizuara, cikle të shpejta dhe
bashkëpunim i duhur. Për të arritur këtë po ju prezantojmë një koncept menaxherial që siguron
përmirësimin e efikasitetit e proceseve të biznesit. Ky koncept quhet DMAIC i cili kalon nëpër pesë faza
kryesore dhe zbaton shumë teknika dhe mjete konkrete për të arritur menaxhimin cilësor të biznesit.
Pesë fazat janë:
- Përkufizimi i problemit
- Matja e problemit
- Analiza e problemit
- Përmirësimi i problemit
- Kontrollimi i përmirësimeve
Faza e përkufizimit ka të bëjë me përcaktimin e problemit që do të trajtohet. Ky hap ndihmon të gjejmë
përgjigje në pyetjet e tilla si: - Cili është problemi?
- Sa shpesh ndodh?
- Cili është ndikimi i problemit në fazën e përcaktuar?
Faza e matjes synon të sigurojë që ne mund të masim problemin dhe të kuptojmë performancën aktuale
të procesit përpara se të fillojmë të përpiqemi ta përmirësojmë atë. Në këtë hap, bëhen pyetje të tilla si: - Si ta masim problemin?
- Çfarë të dhënash mbledhim për t’i matur ato dhe sa të besueshme janë ato të dhëna?
- Dhe së fundi, cila është performanca aktuale e procesit?
Faza e analizës ka të bëjë me të kuptuarit e shkakut rrënjësor të problemit. Në këtë hap ofrohen
përgjigje të pyetjeve të tilla si: - Si funksionon procesi dhe cila është njohuria jonë ekzistuese për procesin?
- Çfarë thonë të dhënat dhe a mund t’i përdorim ato për të verifikuar që shkaku kryesor po ndikon
proces?
Pasi të jetë përcaktuar se çfarë e shkakton problemin, ideja në fazën e përmirësimit është të zhvillohen
zgjidhje dhe të zbatohen ato. Pyetjet përkatëse që duhen bërë janë: - Cilat janë të gjitha zgjidhjet e mundshme?
- Cilat do të funksionojnë më mirë?
- Kur, ku dhe si duhet t’i zbatojmë zgjidhjet?
Faza e kontrollit, ka të bëjë me sigurimin që procesi i ri, i përmirësuar është i qëndrueshëm dhe nën
kontroll. Pyetjet që duhen bërë janë: - A është arritur qëllimi i projektit?
- A janë bërë përmirësimet biznes si zakonisht?
Për të kryer me sukses këtë metodologji që siguron menaxhim cilësor të biznesit duhet të aplikohen
teknika dhe mjete specifike të cilat rekomadohen nga Lean Six Sigma. Këto kërkojnë angazhimin e
ekspertëve të cilët dijnë t’i përdorin ato. Ju mund të na shkruani nëse keni nevojë për këshillat tona
në………….