Uncategorized

Vendosja e çmimit për produktin apo shërbimin

Strategjia për vendosjen e çmimit të produktit apo çmimit nënkupton një model ose metodë e përdorur për të vendosur çmimin më të mirë për një produkt ose shërbim. Ju ndihmon të zgjidhni çmimet më strategjike për të maksimizuar fitimet duke marrë parasysh kërkesën e konsumatorit dhe të tregut.
Kur bëni analiza për vendosjen e çmimit, është e rëndësishme të kuptohet se nuk është për veten tuaj, por për klientët tuaj të synuar.

Klienti duhet të kuptojë se çmimi që keni vendosur ndodhet brenda kufirit që është e pranueshme për të shpenzuar dhe poashtu duhet të jetë brenda kufirit të kostove tuaja. Për të zgjedhur çmimin e duhur brenda gamës së pranueshme të klientit tuaj, merrni parasysh faktorët kryesorë që ndikojnë në çmim:
– Kostot operative
– Mungesa ose teprica e inventarit
– Kostot e transportit
– Luhatjet e kërkesës
– Avantazhi juaj konkurrues
– Perceptimi i çmimit tuaj

Çmimi me kosto plus:
Llogaritni kostot për prodhimin e produktit / shërbimit dhe shtoni një një vlerë mbi atë vlerësim.
Kjo strategji bashkon të gjitha kostot për prodhimin e njësisë që do të shitet, me një përqindje fikse të shtuar mbi totalin e kostove.
Çmimi konkurrues: Vendosni një çmim duke u bazuar në atë që e aplikon konkurrenca.
Sigurohu të kuptoni se çfarë po bëjnë konkurrentët për sa i përket çmimit dhe rregullojeni çmimin sipas interesit tuaj.
Çmimi konkurrues: Vendosni një çmim duke u bazuar në atë që e aplikon konkurrenca.
Sigurohu të kuptoni se çfarë po bëjnë konkurrentët për sa i përket çmimit dhe rregullojeni çmimin sipas interesit tuaj.
Lëvizja me çmime: Fillimisht e vendosni një çmim të lartë dhe pastaj shkoni duke e ulur varësisht prej zhvillimeve në treg. Kjo stretegji tërheq kurreshtjen e klientëve dhe i bën ata të flasin për ty.
Çmimi i depertimit në treg: Fillimisht e vendosni një çmim të ulët për të hyrë në një treg konkurrues dhe e rrisni atë më vonë.
Vendosja e një çmimi të ulët herët shërben për të ndërtuar shpejt një bazë të madhe klientësh.
Çmimi i bazuar në vlerë: Bazojeni çmimin e produktit ose shërbimit tuaj në atë që klienti beson se vlen.
Vlera e perceptuar për klientin bazohet kryesisht në atë se sa është e përshtatshme për nevojat dhe dëshirat e secilit klient. Preferohet të kryhet një anketë specifike për të matur përceptimin e klientëve.

Leave a Reply