Uncategorized

Problemet e biznesit 2023

Bizneset e vogla vazhdojnë të përballen me një përzierje sfidash të vjetra dhe të reja edhe në vitin 2023. Inflacioni ende i lartë, mungesa e fuqisë punëtore dhe mungesa e mbështetjes së biznesit nga politika ka krijuar mjedis sfidues për të gjitha bizneset.

Për shkak të inflacionit të importuar dhe deficitit tregtar, qeveria po duket e pafuqishme që të stabilizoj çmimet e produkteve.

Cdo ditë po bëhet më e vështirë të rekrutohen punonjës të kualifikuar sepse pagat dhe kushtet e punës nuk janë të pranueshme për punëtorët.

Për shkak të ofertave të favorshme për fuqinë e kualifikuar punëtore, cdo javë po largohen nga Kosova nga 1000 persona të kualifikuar për punë.  

Këto janë tregues se për bizneset po vijnë ditë të vështira të cilat mund të ndikojnë në humbjen e vullnetit për të bërë biznes.

Do të kenë nevojë për mbështetje për të përballuar çmimet e larta. Do të kenë nevojë për mbështetje për të rekrutuar fuqi të kualifikuar punëtore. Do të kenë nevojë për këshilla për të përfituar nga paketat për mbështetje të biznesit të cilat herët a vonë duhet të ofrohen nga shteti.

Ne jemi këtu që të ju ofrojmë mbështetje

Na kontakto duke shtypur butonin “Na Kontakto”

Leave a Reply