Uncategorized

Menaxhimi me konsumatorët

Edhe pse duket një e gjë e lehtë, gjetja e konsumatorëve të dobishëm për biznesin mbetet e vështirë
dhe shpesh, për arsyen sepse bizneset nuk i kushtojnë rëndësi të mjaftueshme kësaj qështje edhe
dështojnë në aktivitetet afariste. Për të pasur sukes në bërje të biznesit është e domosdoshme që të
kuptohet shumë mirë natyra e konsumatorit në të gjitha dimensionet e tija dhe të ndërtohen strategji të
kujdesshme për të rritur numrin e tyre.
Për të rritur numrin e konsumatorëve duhet të kuptohen mirë cilësitë e konsumatorit sipas moshës,
gjinisë, statusi familjar, kualifikimet, të ardhurat, besimet, shijeve, stilit të jeteses e shumë cilësi tjera që
mundësojnë biznesin të krijojë marrëdhënie tregëtimi me ta.
Poashtu për të rritur numrin e konsumatorëve duhet të veprohet duke u bazuar mbi koncepte dhe plane
të qendrueshme që i mundësojnë biznesit rritjen e konsumatorëve të cilët do të blejnë produktin apo
shërbimin e biznesit tuaj.
Në mungesë të kapaciteteve vetanake, shumë biznese paguajnë me mijëra euro për të rritur numrin e
konsumatorëve dhe në këtë mënyrë të rritur edhe të ardhurat e biznesit. Disa biznese shpenzojnë
shumë për cilësi të produktit, për reklama të shumta, për angazhimin e punonjësve cilësor por
megjithatë shpesh nuk kanë sukses sepse ata nuk e kanë ndërtuar paraprakisht një strategji dhe nuk
zbatojnë metoda dhe teknika të sakta për të arritur qëllimin.
Menaxhimi me konsumatorë duhet të kaloj nëpër proces të strukturuar dhe të qendrueshëm. Ka disa
faza, disa metoda dhe disa teknika të cilët e bëjnë këtë të mundur. Në vazhdim do të prezantoj vetëm
fazat të cilat janë të domosdoshme, ato janë:
 Identifikimi i konsumatorëve
 Tërheqja e konsumatorëve
 Mbajtja e konsumatorëve
 Zgjerimi i konsumatorëve
Për të identifikuar konsumatorët duhet të ketë përkushtim dhe punë të durueshme. Ata nuk janë aty
afër deres së biznesit tuaj, ata ndodhen në shtëpitë e tyre në shtrirje të ndryshme urbane dhe
ndërurbane. Për të identifikuar konsumatorët tuaj duhet të përdoren të dhënat e institucioneve që
merren me statistika demografike dhe të shqyrtohen me kujdesë. Qasja në këto të dhëna sot është e
mundur nëpërmjet motorrëve kërkues në internet apo edhe nëpërmjet rrjeteve të ndryshme sociale.
Pra duke përdorur këto burime duhet të gjenden të dhënat e tyre, dhe të ndërtohet një strategji për të
komunikuar me ta.
Kur e keni kryer me sukses fazen e identifikimit, edhe pse kjo fazë është e vazhdueshme dhe nuk kryhet
me një goditje, duhet të ndërtoni një plan për tërheqjen e konsumatorëve. Duhe të përgaditeni për
prezantimin e produktit dhe të shërbimeve të biznest tënd. Në këtë fazë përgaditni mirë dhe në mënyrë
kreative përshkrimin e biznesit, produktit dhe shërbimit. Pasi të keni kryer me sukses këtë detyrë, filloni
të shpërndani këto inforamcione tek të gjithë konsumatorët e identifikuar në fazen e mëpërshme.
Në fazen e tretë të mbajtjes së konsumatorëve duhet të përgaditeni për klientët që kanë besuar në
infromacionet që ju ju keni dërguar atyre. Konsumatorët që kanë nevojë për këtë produkt apo shërbim
shpejt do t’ju vizitojnë për të vërtetuar nëse vërtet janë të vërteta ato informacione që ju ua keni

dërguar. Produkti juaj apo shërbimi juaj duhet të jetë plotësisht në përputhje me reklamen tuaj. Përveq
kësaj, ky është momenti kryesor për të fuqizuar marrdhënien tuaj me konsumatorin dhe ta përvetësoni
atë. Duhet të përdoren metoda dhe teknika kreative që ta fitoni besnikërinë e konsumatorit.
Konsumatorët nuk duhet të ju gjejnë të papërgaditur sepse ata zhgënjehen dhe nuk kthehen më.
Nëse keni qenë të suksesshëm në fazen e tretë, nëse keni arritur t’i mbani konsumatorët që erdhen në
biznesin tuaj, ju duhet të filloni të punoni për të zgjeruar rrjetin. Secili nga këta konsumatorë ka familjarë
dhe miqë të fushave të ndryshme me të cilët do të ndajnë këtë përvojë të mirë që e kanë gjetur në
biznesin tuaj. Ju duhet të jeni të gatshëm për të zbatuar ato metodat dhe teknikat që i keni përdorur me
konsumatorët e ri dhe të punoni që të mbani secilin klient të ri.
Strategjia për rritjen e shitjeve është më e komplikuar se kaç, kërkon punë, përkushtim, kreativitet dhe
inovacion për të pasur sukses.

Leave a Reply