Menaxhimi i Performances se Biznesit
Menaxhimi i performancës së biznesit i referohet një sërë metodash, metrikash dhe mjetesh për
gjurmimin dhe optimizimin e performancës së biznesit. Thelbi i menaxhimit të performances është
përcaktimi dhe monitorimi i indikatorëve kryesor të performancës dhe matjeve. Mbajtja e shënimeve në
këto metrika i ndihmon drejtuesit e biznesit të përcaktojnë nëse performanca e një organizate është në
rrugën e duhur për të përmbushur qëllimet e saj, në mënyrë që kompania të hetojë tendencat, të
identifikojë çështjet dhe të bëjë rregullime strategjike nëse është e nevojshme.
Indikatorët kryesor të performancës janë: financat, fokusi të konsumatori, reklama dhe promovimi,
produkti dhe shërbimet, vendndodhja dhe tregu, shitjet dhe blerjet, burimet njerëzore, furnizuesit,
partnerët dhe përdorimi i teknologjisë.
Për të menaxhuar me sukses përformancen e biznesit duhet të ndërtohet një strategji e qendrueshme e
cila kalon nëpër disa faza siq janë:
- Ndërtimi i strategjisë
- Plani operacional
- Përcaktimi dhe vlerësimi i indikatorëve
- Shqyrtimi i indikatorëve
- Dhënia e rekomandimeve për përmirësimi e rezultateve
Faza e strategjisë konsiston në identifikimin e qëllimeve të përgjithshme të organizatës dhe zhvillimin e
strategjive për të arritur ato qëllime. Kjo fazë mund të përfshijë përcaktimin e vizionit, vlerave dhe
objektivave strategjike të kompanisë, përveç identifikimit të objektivave të të ardhurave dhe përfitimit.
Zhvillimi i strategjisë kryhet zakonisht nga pronari apo drejtorët ekzekutiv të organizatës dhe menaxherë
të tjerë të lartë, bazuar në të dhënat e ekspertëve në të gjithë kompaninë.
Krijimi i planeve specifike operacionale shërben për arritjen e qëllimeve të përcaktuara në fazën e
mëparshme. Kjo përfshin përcaktimin e taktikave specifike, iniciativave dhe rezultateve të parashikuara
për secilin departament në biznes, nga prodhimi dhe financat te marketingu dhe burimet njerëzore.
Planet detajojnë gjithashtu buxhetin dhe burimet e tjera të nevojshme për të arritur këto qëllime.
Përcaktimi dhe matja e indikatorëve më të rëndësishme shërben për ndjekjen e progresit drejt secilit
objektiv. Disa indikatorë, të tilla si rritja e të ardhurave, mund të zbatohen në të gjithë biznesin, ndërsa
të tjerët janë specifikë për secilin departament. Ky hap gjithashtu përfshin përcaktimin se si të mblidhen
të dhëna për ato indikatorë. Për të kryer me sukses këtë fazë kërkohet përdorim i softuerëve dhe mjete
analitike të cilat ndihmojnë në gjetjen e përgjigjeve të kërkuara për përmirësimin e performances.
Bazuar në shqyrtimin e analizave të indikatorëve dhe të dhënave themelore, biznesi ndërmerr veprime
për t’iu përgjigjur kushteve në ndryshim të biznesit. Kjo fazë shqyrton se sa progres ka bërë biznesi drejt
qëllimeve të saj dhe përcaktimin nëse nevojiten ndryshime strategjike ose operacionale për të arritur
sukses.
Faza e fundit është veprimi për përmirësim. Rezultatet e kësaj faze kthehen në fazën e parë dhe të dytë
të ciklit, duke i mundësuar organizatës që vazhdimisht të bëjë korrigjime të kursit duke përshtatur
qëllimet dhe planet e saj.
Për të kryer me sukses veprimet e prezantuara në këto faza kërkohet angazhimi i ekspertëve me njohje
dhe shkthtësi konkrete për përdorimin e teknikave dhe mjeteve analitike.